Transmetuar më 22-01-2021, 13:22

Një vendim i dhimbshëm, i cili nuk do t’i bëjë të lumtur brazilianët dhe adhuruesit e traditave, por është i pashmangshëm në një epokë pandemike.

Kryetari i Bashkisë së Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes, ka njoftuar anulimin e festës së përvitshme të karnavaleve 2021, planifikuar nga 13 deri në 16 shkurt, duke përjashtuar gjithashtu mundësinë që paradat e famshme të mund të zhvillohen në korrik.

"Është e pamundur të organizohet, veçanërisht gjatë vaksinimeve kundër Covid-19", – shpjegoi Paes. Anulimi i fundit i festës së karnavaleve, ndodhi në vitin 1912 për shkak të vdekjes së një ministri. /e.a/noa.al/