Transmetuar më 22-01-2021, 13:58

Një 25-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kanabisi, është arrestuar në policia e Hartlepool-it në Britaninë e Madhe.

Mediat britanike, raportojnë se një efektiv policie kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje, duke filluar të kërkonte se nga vinte.

Pasi pikasi një shtëpi, ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë kanabisi, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura.

Më pas, polici trokiti në derën e fqinjës, e cila i rrëfeu policit se në shtëpinë ngjitur qendronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.

Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në “fermën e barit” duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit, u gjetën një numër i madh rrënjesh kanabisi me vlerë tregu 152.000 paund.

Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu shqiptar u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.

Për shkak të hyrjes së tij në Mbretërinë e Mashkuar në mënyrë të paligjshme, ai theksoi se nuk ishte në gjendje të përfitonte nga asnjë mbështetje e qeverisë.

"Për shkak të statusit të tij dhe burimeve të kufizuara, ai ishte në një farë mase i detyruar të punonte në këtë mënyrë", – shkruajnë mediat britanike.

Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit. /e.a/noa.al/