Transmetuar më 22-01-2021, 18:11

Partizani fitoi derbin, por është gjobitur me 2 milionë lekë pas incidenteve gjatë ditës së djeshme në Elbasan. Ndonëse trazirat ndodhën në ambientet e jashtme, dhe pavarësisht se në konflikt u përfshinë edhe tifozët e Tiranës, FSHF ka bërë përgjegjës të kuqtë.

Në vendimin e FSH thuhet se “FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”.

Ndërsa po ashtu është gjobitur me 1 milion lekë edhe skuadra e Bylis.

Vendimet e FSHF

Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

artizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.