Transmetuar më 22-01-2021, 18:44

Një vajzë 19-vjeçare ka treguar së fundmi se shumë janë tallur me të, por tani ajo ua ka mbyllur gojën të gjithëve.

Yael Shelbia, nga Izraeli, është shpallur si më e bukura në botë nga “TC Candler”.

Ajo fitoi konkursin që u bë i famshëm kur u fitua nga Thylane Blondeau, e cila ishte vetëm 6 vjeç kur u konsiderua femra më e bukur në planet.

“Më vijnë shumë mesazhe që më vlerësojnë, por ka plot edhe nga ata që tallen me pamjen time.

Por, megjithatë, nuk ia vlen të shpenzosh kohën me këta persona. Unë u habita kur më thanë që fitova sepse as nuk e dija që po merrja pjesë në konkurs”, u shpreh e reja nga Izraeli. /k.k/noa.al/