Transmetuar më 22-01-2021, 19:52

Ish konkurrentja e “Për’puthen” i është rikthyer sërish sulmeve ndaj konkurrentëve aktualë të këtij “show” televiziv.

Shqipe Hysenaj pritet të hakmerret ndaj çiftit, Tea-Andi.

Shqipja publikoi një mesazh zanor që Andi i kishte dërguar kur u penalizma nga emisioni.

Ky i fundit shprehej se kishte bërë veprime që Shqipja të përfitonte dhe jo se i interesonte Tea.

Disa muaj më vonë, kur Tea dhe Andi janë deklaruar se janë ekskluzivisht për njëri-tjetrin, Shqipja premtoi se nuk do të ndalet me kaq.

Ajo paralajmëron se të dielën Tea do të dalë me fishekzjarrë nga “Për’puthen”.

Nuk dihet se çfarë materiali ajo do të publikojë që do ta detyrojë produksionin ta nxjerrë Tean.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se në “Për’puthen Prime” do të ketë hyrje të reja, djem apo edhe vajza. /a.m/NOA.al