Transmetuar më 22-01-2021, 20:25

Dosja penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës  Jaeld Çela kalon për gjykim nga Gjykata e Lartë.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove.

Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Pas kësaj Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs, kërkesa që u pranua prej saj.

/a.m/NOA.al