Transmetuar më 22-01-2021, 23:59

Miliarderi i njohur amerikan ka vendosur një çmim prej 1 milionë dollarë për atë që do t’i përgjigjet pyetjes së tij.

75 vjeçari nga Las Vegas, Robert Bigelow ka hapur një konkurs për shkencëtarët, të cilët duhet të argumentojnë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon edhe pasi trupi i njeriut vdes.

Do të jetë një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë ata që do të gjykojnë këto ese, ndërkohë që fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

Ky vendim vjen pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ishte i martuar për më shumë se 50 vite.

Miliarderi kërkon të shuajë kuriozitetin e madh teksa paratë dihet që pas vdekjes nuk vlejnë për një çështje, që në fakt, ka mundur njerëzimin dhe kurrë nuk i është dhënë një përgjigje shkencore deri më tani.

/a.m/NOA.al