Transmetuar më 23-01-2021, 08:35

Edhe me lamtumirën e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, përplasja midis Iranit dhe ish-presidentit tashmë të Shteteve të Bashkuara nuk është qetësuar.

Një llogari në Twitter e lidhur me udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, postoi pretendime kërcënuese kundër miliarderit.

"Hakmarrja" për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimanit "është e pashmangshme", lexohet në një postim. Llogaria në Twitter-it u çaktivizua më pas.

Në foto, Trump duket i përshtatur nga lart, ndërsa luante golf, nën hijen ogurzezë në lëndinë, të një droni të dukshëm që i afrohej.

Postimi u publikua pak më shumë se një vit pas vrasjes në Bagdad gjatë sulmit me një dron amerikan ndaj gjeneralit Qassem Soleimani, komandant i forcave Qods të Iranit.

Pas disa orësh në internet, mesazhi u fshi nga Twitter me pezullimin e profilit që e kishte publikuar atë për shkelje të rregullave të platformës, të cilat parashikojnë ndalimin e nxitjes së dhunës.

Dy javë më parë, rrjeti social kishte fshirë një postim tjetër nga Khamenei, në të cilën ajatollahu shprehej kundër vaksinave Covid-19 të prodhuara në SHBA ose Britaninë e Madhe, duke i gjykuar ato jo të besueshme dhe potencialisht të dëmshme.

Mesazhi i hakmarrjes kundër ish-presidentit amerikan, megjithatë, u ripublikua në faqen e Liderit të Republikës Islamike, i cili gjithashtu e kishte shpërndarë atë në llogarinë e tij personale në Twitter, për ta fshirë më pas.

Sipas ekspertëve ushtarakë, këto janë tensione të reja që rrezikojnë të komplikojnë negociatat për një kthim të SHBA-ve në marrëveshjen bërthamore, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Administrata e Joe Biden duhet "të eliminojë pa kushte të gjitha sanksionet e vendosura nga ardhja e Trump në pushtet", ka qenë thirrja e fundit e nisur drejtpërdrejt amerikanëve nga Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, përmes një editoriali të botuar në revistën "Foreign Affairs".

"Në këmbim" për fundin e sanksioneve, Zarif premton se, "Irani do të anulojë të gjitha masat korrigjuese që mori pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja" në vitin 2018. /e.a/noa.al/