Transmetuar më 23-01-2021, 08:38

Një automjet ka shpërthyer në zonën e Qesarakës në Tiranë mëngjesin e sotëm. Lënda eksplozive i është vendosur një makine të parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit me iniciale, S. N.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

"Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale", – njofton policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /e.a/noa.al/