Transmetuar më 23-01-2021, 09:35

Një grua 59-vjeçare nga Modena, me origjinë nga Karpi, u përdhunua dhe u vra në Santo Domingo (Republika Domenikane), ku ajo jetonte prej dhjetë vjetësh, ndërkohë që policia ka arrestuar një burrë.

Trupi i gruas, Claudia Lepore, u gjet të enjten në një frigorifer, ku kishte qëndruar për të paktën tre ditë. Në derën e frigoriferit ishte vendosur një shkallë për të bllokuar hapjen e saj. Mediat italiane shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë futur e gjallë në figorifer, nga ku më pas ka humbur jetën.

Po ashtu, mësohet se ajo ishte e lidhur. Lajmi është raportuar nga "Il Resto del Carlino"  i Modenës.

Sipas hetimeve, siç raportohet nga shtypi i Santo Domingos, motivi është i një natyre ekonomike. Denoncimi është bërë nga mikesha e viktimës, Ilaria Benati nga Modena, me të cilën në vitin 2009 ajo kishte filluar një biznes  në parajsën tropikale.

Gruaja, nga Modena, është në qendër të hetimeve nga policia lokale, së bashku me një tjetër italian, Jacopo Capasso, një zhvillues i pasurive të patundshme gjithashtu në Bavaro dhe Antonio Lantigua alias ‘El Chino’, i cili dyshohet si autori i vrasjes.

Ky i fundit, tashmë është në burg. Dyshohet se ai është "punësuar" nga dikush për të kryer vrasjen për pagesën prej 200 mijë pesos (më pak më pak se tre mijë euro). /e.a/noa.al/