Transmetuar më 23-01-2021, 11:16

Historia e një qeni, të quajtur Boncuk, i cili kaloi ditë të tëra jashtë një spitali, ku ishte shtruar i zoti i tij i sëmurë, ka bërë xhiron e botës.

Kafsha ndoqi ambulancën, e cila transportoi pronarin e saj në spitalin e qytetit pranë Detit të Zi, në Trabzon, më 14 janar.

Ai më pas kthehej çdo mëngjes për të qëndruar para derës së objektit, derisa i zoti i tij të doli nga spitali dhe u kthye në shtëpi.

Ditë pas dite, nga mëngjesi deri në mbrëmje, Boncuk – që në gjuhën turke do të thotë "rruaza" – priti padronin e tij në derën e strukturës, raporton agjencia e lajmeve ‘Dha’, cituar nga "The Guardian".

"Ai vinte çdo ditë rreth orës 9 dhe priste deri në mbrëmje. Kur dera hapej, ai do të fuste kokën brenda", – tha një roje e sigurisë në spital, Muhammet Akdeniz.

Të mërkurën, qeni dhe pronari më në fund u bashkuan jashtë spitalit dhe u kthyen në shtëpi së bashku. /e.a/noa.al/