Transmetuar më 23-01-2021, 12:08

Legjenda e volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ali Bushtai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 78-vjeçare.

Prej më shumë se një muaji, Bushti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.

I lindur më 24 tetor 1942, Ali Bushati la gjurmë në volejboll, ku zhvilloi 25 ndeshje me ekipin kombëtar, teksa për 7 vite ka qenë pjesë e Vllaznisë si trajner dhe lojtar.

Ai mbante disa tituj: "Mjeshtër i merituar i sportit", “Nderi i Sportit shqiptar 2000” dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi, si “Mjeshtër i madh i punës” për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran dhe atë shqiptar. /e.a/noa.al/