Transmetuar më 23-01-2021, 13:44

Rreth 20 vjet pas një aksidenti që i kushtoi amputimin e të dy gjymtyrëve, një islandez është njeriu i parë në botë që i nënshtrohet një transplanti të dyfishtë të shpatullave dhe krahëve.

I operuar në Lion të Francës, në fillim të këtij muaji, pacienti po e rimerr veten shumë shpejt.

Lajmi u konfirmua nga ekipi i mjekëve që po e ndjekin, në një konferencë për shtyp. Ai nuk pati asnjë komplikacion, edhe pse ende nuk ka asnjë siguri për faktin se kur do të ketë mundësi të lëvizë krahët e tij të rinj.

Por një nga kirurgët që drejtoi operacionin, u shpreh se ndërhyrja ishte një arritje e madhe, "përpos   faktit se i ishte dhënë një njeriu diçka e rëndësishme që i mungonte prej kohësh", – ka thënë Aram Grazarian, kirurgu kryesor që drejtoi operacionin, i cituar nga "The Guardian".

Për të reduktuar në maksimum kohën e tranzicionit mes dhuruesit dhe marrësit, u përfshinë katër ekipe kirurgësh. /e.a/noa.al/

Foto: Google