Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dyshohet se është grabitur filiali i një institucioni financiar privat.
Dyshohet se një person ka hyrë në pikën e filialit, i cili ndodhet në zonën që njihet si "Brryli" në kryeqytet, duke marrë një sasi parash pasi kanë kërcënuar punonjësit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.