Transmetuar më 23-01-2021, 15:08

Vdekja e Luca Ventre, 35 vjeç, në Montevideo, kryeqyteti i Uruguajit, nuk ishte askidentale.

Ai mund të jetë vrarë. Kjo është hipoteza që po shqyrtohet nga hetuesit. I riu përfundoi në spital ku edhe ndërroi jetë, si rezultat i një sulmi në ambasadën italiane nga dy policë uruguajanë.

Ai humbi jetën në selinë diplomatike ku u përpoq për t’u ngjitur mbi mur, për të kërkuar që të riatdhesohej.

Historia bëhet mister, sepse i riu ndoshta nuk vdiq nga një aksident, siç u tha në ditët pas epilogut të kësaj historie. Për këtë arsye prokuroria e Romës ka hapur çështjen për vrasje, kundër personave të panjohur, dhe tani po shqyrtohen pozicionet e dy rojeve private që punonin në garantimin e sigurisë së selisë diplomatike të vendit tonë.

Padyshim që hetimi është në fillimet e tij. Hetuesit janë ende të kujdesshëm edhe pse akuza për vrasje tani ka fakte. Ai dyshohet se u rrah dhe u vra. Në mënyrë që të atribuohen akuza specifike do të jetë e nevojshme të pritet për raportin përfundimtar të ekzaminimit të autopsisë.

Luca i bie telefonit në ambasadë sepse ai dëshironte të fliste me çdo kusht me shefin e kancelarisë në mënyrë që të riatdhesohej. Ai këmbënguli dëshpërimisht. Ata nuk e hapin atë dhe ai pastaj vendosi të ngjitet mbi gardh.

Padyshim, përpjekja për të hyrë në një ambasadë në këtë mënyrë përcakton reagimin e menjëhershëm të sigurisë.

Përgjigja nuk heziton të mbërrijë, e fortë dhe e papritur. 35-vjeçari është rrëzuar, në rrethana të dyshimta. Dy policë privatë ndërhynë, duke ndihmuar forcat e policisë italiane për të siguruar mbrojtjen e ambasadës. Luca Ventre transportohet në spital. Në Spitalin e Klinikës një orë më pas, konfirmohet vdekja e tij.

/a.m/NOA.al