Transmetuar më 23-01-2021, 15:38

Altuna Sejdiu ka preferuar që të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve, në rrjetet sociale.

Hera e fundit që ajo kishte postuar në rrjetet sociale ishte nëntori u vitit 2020.

Mirëpo, dje këngëtarja u rikthye në Instagram, ku me anë të fotove e videove që publikoi, tregoi se është në Mavrov, MV, ku po shijon pushimet dhe borën që ka rënë në zonë.

Tuna nuk e tregoi se kush po e shoqëron gjatë këtyre ditëve përveç djalit të saj. Ajo po ashtu ka vendosur të mos reagojë, për lajmin e ndarjes.

Kujtojmë se vitin e kaluar këngëtarja i ndryshoi mbiemrin djalit të saj Tianit, në rrjetet sociale, duke i hequr atë të bashkëshortit dhe i vendosi të vetin.

Po ashtu Tuna hoqi nga lista e personave që ai ndjek, Patris Berishën.

Patrisi ishte shprehur më herët se marrëdhënia e tyre është e komplikuar.

/a.m/NOA.al