Transmetuar më 23-01-2021, 19:51

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, arsye për këtë thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Banorët shprehen madje se as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vetë.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.