Transmetuar më 25-01-2021, 15:41

Në Kosovë vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me koronavirus, por po ashtu edhe i atyre që humbin jetën në spital.

Nga të dhënat e publikuara për 24 orët e fundit, janë evidentuar 311 raste të reja.

Këto raste dolën nga 1 mijë e 903 testime në të gjithë vendin.

Ndërkohë, 10 pacientë kanë humbur jetën, Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë, 51.081 në total, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.852. /k.k/noa.al/