Transmetuar më 26-01-2021, 15:12

Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 288 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, janë kryer gjithsej 1.842 testime.

Brenda ditës janë raportuar 5 viktima nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive, është 58.687 nga 223.505 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe janë regjistruar 1.471 viktima që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë. /e.a/noa.al/