Transmetuar më 26-01-2021, 16:57

Ndërron jetë Kryetari i komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish-ministrja dhe kryebashkiakja e Gjakovës.

“Në kohën e represionit serb, kjo teqe hapi dyert për nxënësit e shkollave shqipe të cilëve iu pamundësua mësimi në shkollat shqipe dhe ofroi hapësirën paraleleve të Gjimnazit “Hajdar Dushi” të kryejnë mësimin aty”, tha Mimoza Kusari Lila.

Postimi i plotë:

Me dhimbje morra lajmin për kalimin në amshim të Kryetarit të komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lamës në Gjakovë.

Teqen së Bektashinjëve ne në Gjakovë dhe në mbarë shqiptarinë e kemi shtëpi të diturisë, patriotizmit kombëtar dhe vlerave fetare.

Në kohën e represionit serb, kjo teqe hapi dyert për nxënësit e shkollave shqipe të cilëve iu pamundësua mësimi në shkollat shqipe dhe ofroi hapësirën paraleleve të Gjimnazit “Hajdar Dushi” të kryejnë mësimin aty.

Gjenerata ime jemi bërë maturantë nga teqja e Bektashinjëve, kjo shtëpi e diturisë dhe patriotizmit.

Ky vend dhe udhëheqësit e saj me gjenerata, prezantuan shumë qartë vlerat e kombit dhe lartësuan ato sa herë kombi ndodhej në sfida dhe vështirësi.

Ngushëllimet më të sinçerta për familjen Lama dhe gjithë komunitetin Bektashian mbarë shqiptarë për humbjen e Baba Mumin Lamës.

I pastë dritë shpirti në botën e amëshuar!

/a.m/NOA.al