Transmetuar më 27-01-2021, 07:44

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme do të mbizotërojnë motin sot në vendin tonë, ku në skajin verior dhe jugperëndimor, priten reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi, verior-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë. /e.a/noa.al/