Transmetuar më 27-01-2021, 14:55

Dyshohet se para dy ditësh një person është hedhur nga Ura e Fshajtë të Gjakovës, në lumin Drini i Bardhë.

Kanë vijuar kërkimet prej dy ditësh, por ende nuk është gjetur trupi i pajetë.

Për shkak të kushteve atmosferike, gjatë ditës së djeshme kërkimi për të ishte ndërprerë.

Policia ka konfirmuar dje se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe brenda saj kishte lënë një letër.

Lajmin për vazhdimin e kërkimeve e ka konfirmuar policia rajonale e Gjakovës.

“Sot më datë 27.01.21 rreth orës 11:30 njësiti kërkim -shpëtimit i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes tek Ura e Fshejt  në fshatin Xerxë , 10 pjesëtarë të FSK -se së specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy ditëve, në lumin Drini i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.m/NOA.al