Transmetuar më 27-01-2021, 18:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë pasditen e sotme.

Mësohet se viktima është biznesmeni Albert Krasniqi dhe personi që e ka vrarë është babai i tij.

Raportohet se pas krimit, i ati i Albert Krasniqit është arrestuar.

Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish miss-in Besa Gashi.

Menjëhere pas marrjes se informatës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave.

“Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të saj​”, konfirmon policia.

Por për publikun në Shqipëri ai u bë edhe më i njohur pas një ngjarje të bujshme në Prishtinë, ngjarje e ndodhur ne shtator 2018, kur pas një sherri plagosi reperin e njohur shqiptar, Noizy.

Pak kohë pas ngjarjes Noizy dhe Albert Krasniqi, u pajtuan duke lënë pas konfliktin.

/a.m/NOA.al