Transmetuar më 27-01-2021, 19:17

Albert Krasniqi mbeti i vrarë pasditen e sotme në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij, Skënder Krasniqi.

Babai u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Policia tha se atij iu konfiskua arma me të cilën dyshohet se ka ekzekutuar djalin e tij.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

Sipas medieve kosovare, i dyshuari pas këtij veprimi, ka telefonuar Policinë e Kosovës duke dhe u thënë atyre, “ejani se e vrava djalin”.

Viktima Albert Krasniqi është një personazh i njohur i showbiz-it, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’.  Ai ka qenë i martuar me ish miss-in e Kosovës Besa Gashi, por kohët e fundit ishindivorcuar.

Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy. Pas ngjarjes Noizy dhe Albert Krasniqi deklaruan në media se e kishin lënë pas krahëve konfliktin e armatosur.

/a.m/NOA.al