Transmetuar më 27-01-2021, 22:16

Gentiana Mustafa nga Prizreni i Kosovës, që nga dita e premte nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Ajo u nis për në shkollë, por që nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që mungonte.

15-vjeçarja me një mesazh pas 24 orësh  iu drejtua së ëmës se është mirë dhe të mos ta kërkojnë, njofton Klan Kosova.

Madje nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

Rastin, babai i 15-vjeçares e ka raportuar edhe në polici.

Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për Gentianën t’i njoftojë.