Transmetuar më 28-01-2021, 15:48

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme ka tronditur Prishtinën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën menaxheri i njohur i disa grupeve muzikore, Albert Krasniqi.

Ai dyshohet se u vra nga babai i tij, pas një sherri.

Sot i është dhënë lamtumira Albert Krasniqit.

Në varrimin e Krasniqit janë parë të marrin pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Binte në sy edhe prania e ish-gruas Albert Krasniqi, Besa Gashi, së bashku me vajzën e tyre.

Shkaqet nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se Krasniqi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, Besa Gashi, pas divorcit teksa ajo e kishte denoncuar në polici. I ati i kërkoi të dorëzohej, por pas debateve dhe sherrit, dyshohet se u qëllua për vdekje me armë prej tij.

Çifti kishin vetëm disa ditë që ishin ndarë, duke i dhënë fund martesës së tyre, nga e cila kishin edhe një vajzë.

Problemet mes tyre kishin nisur më herët, madje ata kanë tentuar të ndahen edhe herë të tjera, por divorci nuk është finalizuar. Sipas mediave kosovare, në vitin 2010 është përfolur se Krasniqi e kishte tradhtuar Besën me një këngëtare dhe ajo e kishte gjetur atë në një hotel.

Në atë kohë u tha se ish-Missi pavarësisht situatës, kishte zgjedhur për të shpëtuar martesën e tyre, por problemet vazhduan deri në ndarjen që më pas besohet se çoi në ngjarjen tragjike.

/a.m/NOA.al