Transmetuar më 28-01-2021, 16:40

Skënder Krasniqi, babai i cili tragjikisht dy ditë më parë vrau të birin Albert Krasniqi në Prishtinë të Kosovës, nuk ka kërkuar të jetë i pranishëm gjatë varrimit të tij.

E pranishme ishte ish-gruaja, Besa Gashi, me vajzën e tyre.

Sipas mediave kosovaree, avokati i Skënderit tha se autori dhe babai i viktimës nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të qenë i pranishëm gjatë varrimit të djalit të tij.

“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati.

Varrimi i Albert Krasniqit u bë rreth orës 15:00, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij. Aty u pa edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, ish-bashkëshortja Besa Gashin. U raportua në media se pasi dhunës së ushtruar ndaj saj nga Albert Krasniqi, policia e kishte shpallur në kërkim këtë të fundit dhe ky ishte bërë shkak t konfliktit me të atij, që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.

/a.m/NOA.al