Transmetuar më 28-01-2021, 20:01

Një shqiptar është dënuar nga drejtësia greke për vjedhjen e rreth 550 mijë eurove ndaj kryetarit të bashkisë së Zakynthos Nikitas Aretakis.

Pas një procesi që zgjati disa ditë, gjykata e shpalli 31-vjeçarin shqiptar fajtor për vjedhje dhe dëmtim të lehtë trupor, kur sulmoi kryetarin e bashkisë së Zakynthos dhe rrëmbeu valixhen prej lëkure dhe sasinë e madhe të parave.

Në të njëjtën kohë, gjykata e Patras gjeti fajtor ish-oficerin e policisë i cili dyshohet se organizoi vjedhjen, duke e akuzuar për sjellje të keqe morale.

Pas seancës, tre anëtarët e gjykatës dënuan me 8 vite burg ish-oficerin e policisë, ndërsa shqiptari u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj burg. Në shkallën e parë, oficeri i policisë u dënua me 20 vjet burg, ndërsa 31-vjeçari u dënua me 21 vjet burg. Gjatë procesit, dëshmuan rreth 40 dëshmitarë, ndërsa të akuzuarit që mohuan çdo përfshirje në çështje.

Ngjarja, e cila kishte tronditur komunitetin lokal të Zakynthos, ndodhi më 19 prill 2016.

Autori i vjedhjes nuk e kishte mbuluar fytyrën. Ai e shtyu atë me dhunë dhe i rrëmbeu valixhen e tij prej lëkure me 550,000 euro, të cilat viktima synonte t’i depozitonte në bankë. Krimineli i ri më pas iku, duke e lënë zotin Aretakis në një gjendje shoku.

/a.m/NOA.al