Transmetuar më 29-01-2021, 18:51

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij, thotë se klienti i tij me dëshirë vendosi të qëndrojë në paraburgim.

Ai nuk e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Avokati i tij madje tregon momentin e sikletshëm kur gjykatësi e pyeti Skënder Krasniqin se sa fëmijë ka. Ai thotë se ai ishte një moment i vështirë për klientin e tij.

“Nuk kemi të bëjmë më vrasje të rëndë, sepse vrasja e rëndë ka të bëjë me dashje, e vrasja e Albert Krasniqit nuk ishte me dashje. Skënderi ma me qef rrin në paraburgim, është një situatë e rëndë në familje”.

“Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë. Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyeti sa fëmijë ka, ka qenë një mospërbajtje.”

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdin e ndërtesës ku ata banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Alberti u përcoll dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij.

I ati, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

“Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, ka thënë dje avokati i tij.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

/a.m/NOA.al