Transmetuar më 30-01-2021, 18:21

Një foto e kryeministrit Edi Rama, ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.

“Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkroi kryeministri Rama, në Instagram, krahas fotos që bëri publike, me këpucën ngritur lart.

Rama tregoi se ishte lagur, pa treguar arsyen, por ndjekësit vënë në dukje detajin: këpucët ishin të grisura.

Pyetja që shtrohet: A nuk ka aq para kreu i qeverisë, sa të blejë një palë këpucë të reja?!

Fotoja e publikuar nga Rama, sot në Miras, të Devollit.

/a.m/NOA.al