Transmetuar më 31-01-2021, 12:47

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, pak kohë më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.

Tashmë, sipas asaj që raportohet nga mediat rozë, mësohet se çifti janë fejuar zyrtarisht.

Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre kanë udhëtuar drejt Dubait.

Marina Fara ndau momente me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa shijon rrezet e diellit në plazhet e Dubai.

Ajo pozoi foto teksa shoqërohet në pushime luksoze nga biznesmeni, me të cilin publikoi edhe një foto në “Instagram”, ku duken të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

Marina Fara bëri publike lidhjen me djalin simpatik, Alis Hysa, rreth 40 vjeç, disa muaj më parë teksa postoi një imazh me partnerin në makinë.

Marina dhe Alis janë njohur nëpërmjet një mikeshe të përbashkët, ndërkohë që udhëtuan drejt Dubait, bashkë me vëllain e tij boksier, Nelson Hysa, i cili udhëtoi po ashtu për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, në fotot që poston nga plazhi i Durrësit e deri në Jug, herë pas herë shihet në shoqërinë e nënës së saj artiste, së cilës ia shpreh dashurinë shpeshherë publikisht.

Marina duket se më në fund po i plotëson dëshirën nënës së saj, Elit, për t’u veshur nuse, e për të sjellë në jetë fëmijën e parë nga kjo martesë që pritet shumë shpejt me të ftuar VIP. Ajo ka menduar të bëjë një dasmë ku protagonistët kryesorë do të jenë këngëtarët, miqtë e nënës së saj dhe të vetë Marinës.

/a.m/NOA.al