Transmetuar më 31-01-2021, 22:24

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një zyrtar policor, dyshohet se ka kryer vetëvrasje para stacionit policor në Ranillug, Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer me armë zyrtare.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri te vetëvrasja e tij.

Zyra për Informim e Policisë në Gjilan ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.