Transmetuar më 02-02-2021, 07:47

Në pjesën e parë e ditës së sotme në vend, do të mbizotërojnë reshje shiu me intensitet të ulët në zonat veriore dhe qendrore, por rebeshe shiu do ketë në jug dhe në zonat bregdetare.

Por sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave dhe reshjeve nga territori shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2- 3 ballë. /e.a/noa.al/