Transmetuar më 03-02-2021, 07:35

Deri në mesditë, moti në vendin tonë do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme, do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, pas mesditës, vranësirat do të largohen nga i gjithë vendi, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore, nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2 ballë. /e.a/noa.al/