Transmetuar më 04-02-2021, 07:49

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë europën jugore, do të diktojnë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë gjatë paradites.

Sipas Meteoalb, pasditja, do të sjellë kalime vranësirash, por pa rrezikuar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur vlerat ditore, nga 0°C mëngjesi në zonat malore, deri në 16°C mesdita në bregdet.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 3 ballë. /e.a/noa.al/