Transmetuar më 04-02-2021, 21:16

Anjeza Maja thuhet se me prezencën e saj i ka dhënë hijeshi ‘oborrit’ të kryeministrit Edi Rama.

Anjeza, ish- miss Albania disa vite më parë, u kthye më tej në një nga moderatoret shqiptare më të dashura për publikun.

Por karrierën e gjatë në televizion,  Anjeza, e ndërpreu për një eksperiencë të re pranë qeverisë.

Ajo u bë pjesë e stafit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ku edhe u shfaq në spotet televizive të ERTV-së.

Për shkak të pandemisë, Anjeza nuk është shfaqur më në ekran, kohët e fundit.

Sakaq, nuk është parë të jetë aktive edhe në rrjetet sociale.

Anjeza është shfaqur së fundmi pa grim, krejt natyrale, duke treguar se është dhe mbetet një nga vajzat më të bukura shqiptare,  e cila pa “mik” siç ka merituar dikur çmimin e bukurisë, ashtu besohet se ka merituar edhe atë të profesionit dhe punës së saj në ekran.

Anjeza ka marrë pas rikthimit komplimente të shumta nga miqtë e saj të botës së televizionit, si Jonida Vokshi, Olta Gixhari etj.

"Më kishte marrë malli për të parë surratin", i shkroi Jonida Vokshi.