Transmetuar më 05-02-2021, 22:01

Ish-banoren e Big Brother-it, Françeska Jaçe, mund ta shohim pjesë të politikës. Këtë e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një interviste 60-sekondëshe në Prive.

E pyetur nëse është e majtë ose e djathtë, Jaçe tha:

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.

Për një kohë të gjatë, në media u fol rreth zënkës mes Kejvina Kthellës dhe Françeska Jaçes, deri sa velina u detyrua të jepte një shpjegim, në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Fillimisht u përfol se arsyeja e sherrit ishte bërë një çantë e shtrenjtë, por Kejvina e hodhi poshtë këtë arsye dhe tha se mes tyre nuk kishte asnjë sherr, thjesht kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies.

Më tej, ajo tregoi momentin më të frikshëm në jetë:

“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.

A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?

“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.

Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.

“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.

Kështu u përfol se sherri me Kejvina Kthellën i krijoi “armiq” të tjerë Françeska Jaçes. Bëhej fjalë për modelen Oriola Marashi, e cila thuhej se në këtë rast mbante anën e Kejvinës./a.m/NOA.al