Transmetuar më 08-02-2021, 08:07
Mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas here reshjet do të marrin edhe karakter mesatar.
Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës, kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jug-perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim deri në 4 ballë. /e.a/noa.al/