Transmetuar më 09-02-2021, 15:37

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 234 raste të reja me COVID 19 dhe kanë humbur jetën 2 persona.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 62.782, nga 254.568 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që janë shënuar 1.528 të vdekur që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440, kurse numri i rasteve aktive është 6.814. /e.a/noa.al