Transmetuar më 09-02-2021, 18:22

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (HCAA) publikoi sot direktivat e eja të aviacionit (NOTAM), duke zgjatur kufizimet për të gjitha fluturimet drejt Greqisë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Katalonia.

Kufizimet janë njoftuar nga HCAA me qëllim për të frenuar përhapjen e koronavirusit (Covid-19) në vend dhe do të jenë në fuqi deri të hënën, 22 shkurt.

Sipas HCAA, të gjitha fluturimet nga  Greqia nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë të operojnë vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës (AIA). Derisa të hiqet kufizimi nuk do të ketë asnjë itinerar nga ato vende në ndonjë aeroport tjetër grek.

Për më tepër, autoriteti njoftoi se edhe fluturimet midis Greqisë dhe Katalonjës, Spanjë, mbeten të pezulluara.

Përjashtohen nga kufizimet fluturimet e urgjencës, fluturimet e sistemit helenik të kujdesit shëndetësor kombëtar, fluturimet e miratuara nga Ministria e Punëve të Jashtme Greke për riatdhesimin, fluturimet shtetërore, fluturimet sanitare, fluturimet humanitare, fluturimet ushtarake, fluturimet e ngarkesave, fluturimet e emergjencave, fluturimet frontex, fluturimet teknike të uljes (ku udhëtarët nuk zbresin) dhe fluturimet (kthimi i ekuipazhit pa pasagjerë).

Kujtohet se dorëzimi i Formularit të Lokatorit të Pasagjerëve (PLF) nga të gjithë pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare në Greqi mbetet i detyrueshëm.

Të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit Covid-19 (PCR) të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga çdo vend i huaj, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të vetë-izolohen ose në shtëpinë e tyre (për banorët e përhershëm) ose në vendin e qëndrimit të përkohshëm të deklaruar në PLF, për 7 ditë.

/a.m/NOA.al