Transmetuar më 09-02-2021, 19:16
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa R. Osmani, ndau imazhet e fundit nga takimet elektorale, që duket se nga situata që po kalojmë, nuk janë aspak normale. Ajo i është bashkuar partisë së Albin Kurtit në fushatë dhe atmosfera duket entuziaste.
Megjithatë, nuk po respektohen aspak masat anti-Covid.
Me mijëra njerëz të grumbulluar, pa distancë dhe shumë prej tyre edhe pa maksë.
Enjëjtë ka qenë atmosfera në tre takimet e fundit që publikoi kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, në Shtime, Vitia dhe Suharekë.
Takimi i fundit ishte në Suharekë.
“Sot në Suharekë”.
“Vetëm pesë ditë na ndajnë nga plebishiti për njerëz që votën e cilësojnë të shenjtë e besimin qyetar- përgjegjshmëri!”, tha Vjosa Osmani. /a.m/NOA.al