Transmetuar më 10-02-2021, 07:54

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, në veriperëndim të vendit, do të ketë reshje shiu të herpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në mbrëmje, në veriperëndim, reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës, përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore, do të fitojë shpejtësi deri në 18-20m/sek.

Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës deri në 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 4°C deri në 16°C

zonat e ulëta 7°C deri në 20°C

zonat bregdetare 8°C deri në 21°C

/e.a/noa.al/