Transmetuar më 10-02-2021, 16:00

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu e dëbore.

Temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero, teksa reshjet e dëborës do jenë prezente edhe në zona deri në më pak se 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, dëborë pritet të ketë edhe në Tiranë, deri në disa centimetra.

Në kryeqytet temperaturat pritet të shkojnë deri në -10 gradë celcius.

Kjo situatë do të jetë e tillë edhe në ditën e parë të javës së ardhshme. /k.k/noa.al/