Transmetuar më 10-02-2021, 17:23

Këngëtari dhe moderatoro Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirusin e ri Covid-19 dhe për këtë shkak do të jetë i izoluar për dy javë.

Gjebrea thotë se gjendja e tij aktualisht ndodhet e mirë dhe se ka temperaturë vetëm pak më të lartë se normalja.

Moderatori i shoh të së dielës ka treguar se do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi deri në shërimin e plotë të tij.

Kurse tha se "E Diela Shqiptare” këtë herë do të zhvillohet me drejtimin e tij online nga shtëpia.

“Dita e dytë – pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam.

E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë:

E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shprehet Ardit Gjebrea. /a.m/NOA.al