Transmetuar më 10-02-2021, 22:44

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës, 20:10, në rrugën “Luan Haradianaj” në Deçan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tetë persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Pejës ku shkruan:

“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”./noa.al/