Transmetuar më 11-02-2021, 07:44

Vranësira të dendura dhe reshje shiu do të mbizotërojnë motin në vendin tonë ditën e sotme, ku në zonat veriore dhe qendrore, reshjet herë pas here do jenë me intensitet të mesatar dhe të lartë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që këto kushte atmosferike do të mbeten deri në orët e vona të pasdites, kur moti pritet të përmirësohet gradualisht në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten, nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi veri-perëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/