Transmetuar më 11-02-2021, 17:03

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka sqaruar akuzat e ngritura në media ndaj deputetit Tom Doshi, ku u tha se Ambasada e SHBA kërkon që ai të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkroi Yuri Kim, në një mesazh në Twitter.

Në fakt, Tom Doshi nuk ka asnjë rol aktualisht në qeveri.

Por prej vitesh as në PS, pasi ai është zgjedhur në mandatin e fundit përmes partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit dhe përmes të njëjtës parti kërkon të kandidojë sërish. Ai madje u rregjistrua në KQZ.

Kushtetuta nuk e pengon, përderisa nuk është as i dënuar dhe madje nuk ka asnjë akuzë penale ndaj Tom Doshit, çka duket se me reagimin e fundit të Kim, i është hapur rrugë kandidimit të tij, si një e drejtë kushtetuese e kujtdo qytetari.

/a.m/NOA.al