Transmetuar më 12-02-2021, 08:06

Masat ajrore me origjinë siberiane, të cilat kanë depërtuar drejtë rajonit të Ballkanit, do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do të vijojë me rënie të temperaturave, por do të kemi shtim të vranësirave, fillimisht në zonat jug-perëndimore dhe gradualisht gjatë natës do të përfshijnë gjithë vendin, duke sjellë reshje të pakta dëbore në jug-lindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 6 gradë në mëngjes, po ashtu rënie të ndjeshme do të sjellin dhe orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -6°C, deri në 10°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi veri-lindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2-3 ballë. /e.a/noa.al/