Transmetuar më 12-02-2021, 13:07

Policia e Kosovës, ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, prej mbi 135 mijë euro, që dyshohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme dhe ka arrestuar një person.

Sipas një njoftimi, hetuesit e antidrogës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, kanë realizuar një operacion kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri.

Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme, janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (€uro, Dollaë, Franga, Kruna, Dinarë), si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marijuanë) e destinuar për shitje.

Sipas policisë së Kosovës, paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike, të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:

Më konkretisht

€uro: 81.374

Dinarë: 6.392.160

Dollarë USA 200

Franka Zvicerane: 100

Kruna Suedeze: 300

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore, ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave narkotike.

Vlera e parave të konfiskuara tejkalon 135 mijë e 800 €uro , ndërsa i dyshuari, me inicialet (N. P.) është arrestuar. /e.a/noa.al/