Transmetuar më 12-02-2021, 14:18

Nga Vlora, ku ndodhej për fushatën e dhurimit të gjakut, presidenti Ilir Meta është ka komentuar arresimet nga SPAK në Gjykatën e Krujës të disa zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

"Për mua është me rëndësi, që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë”, – tha ai.

Meta foli edhe për rëndësinë që kanë sipas tij zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Çdo njeri duhet ta dijë se fuqia e shqiptarëve, është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet ndaj qeverisë nëse nuk shpreh vullnetin e tij, – shtoi Meta. – Kjo është detyra ime, dhe do ta bëj me bindje të plotë. Jam i sigurt se 25 prilli do të jetë ditë e rëndësishme dhe jo e zakonshme".

Një ditë më parë, u arrestuan në Gjykatën e Krujës disa zyrtarë, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila dyshohet se në bashkëpunim me një avokat, merrte ryshfet për të liruar nga burgu persona të dënuar për vrasje. /e.a/noa.al/